Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit  përjashtoi nga detyra një punonjës policie të denoncuar në media për shkelje të rënda në detyre.

Sipas njoftimit të sjellë nga policia e shtetit, shtetasi P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, është përjashtuar menjeherë për shkelje të rënda në detyrë.

Ky punonjës i ka kërkuar favore seksuale një gruaje në këmbim të kalimit të kufirit.

Policia e Shtetit inkurajon qytetarët  që të denoncojnë çdo abuzim me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *