Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 December 2025
Vizion fokus

Kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë...

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, kamioni përplaset me veturën, shpëtojnë...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, lirohet ish-efektivi i...

Pretendon se ka prova e video të reja për...

Cristiano Ronaldo hap klub privat, rregulli kryesot: Ndalohen telefonat,...

“Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i...

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen...

Tentoi të vriste me armë një person në Institut,...

Liderët e BE-së mblidhen për financimin e Ukrainës, teksa...

“Liderët e BE, derra të vegjël”, Putin: Kanë nxitur...

“Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare”, Rama pas takimit me Thaçin: E gjeta komandantin të buzëqeshur

18 Dhjetor 12:43

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi një vizitë në Hagë, ku  u takua do me ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçit, i cili prej tashmë 5 vitesh ndodhet i izoluar nën akuzat për krime lufte.

Pas takimit, Rama tha se e gjeti Thaçin të qetë, në formë dhe të buzëqeshur, pavarësisht kufizimeve të shumta që i janë vendosur gjatë procesit ndërkombëtar.

“Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare”, shkruan ai, teksa thekson se në zemër të Evropës po ndodh një padrejtësi ulëritëse.

Rama: Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë.

E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale që i ishin hequr krahasimisht me herën e kaluar – një turp më vete me një fjalë! Kemi folur për familjet, për miqtë e përbashkët, për Shqipërinë e për Kosovën, për “Skënderbeun” e Aurel Plasarit, që ia pata çuar më parë, për librin e fundit të Kisingerit që ia çova këtë herë, e për dy a tre libra të tjerë nga moria e leximeve të tij në këtë vend, të cilin  me të qeshur Hashimi e quan “institut”.

Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike, ndaj një populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë.

Bekuar qofshin Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq, prej më shumë se pese vjetësh tanimë, në mes të Europës së lirisë, demokracisë e shtetit ligjor./vizionplus.tv 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Edi Rama Hashim Thaçi

Nga e njëjta kategori

Kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të 29 deputetëve demokratë

më shumë...

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, kamioni përplaset me veturën, shpëtojnë mrekullisht pesonat që ndodheshin në makinë

më shumë...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, lirohet ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj

më shumë...

Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, dyfishohen linjat e trageteve për emigrantët që kthehen për festa

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zenith Travel

Minute pas minute

2:40

Kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin me...

2:29

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, kamioni përplaset me...

2:10

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, lirohet...

2:08

Hëna e Re nesër “ndryshon lojën”! Parashikimi...

2:00

Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, dyfishohen...

1:51

Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i...

1:32

EMRI/Arrestohet 19-vjeçari që shiste kokainë në Tiranë

1:24

Pretendon se ka prova e video të...

1:16

Cristiano Ronaldo hap klub privat, rregulli kryesot:...

1:04

Aksident në Korçë, lëndohet çifti i bashkëshortëve

12:43

“Sapo kam dalë nga godina ku luhet...

12:29

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të...

12:16

Mirlinda Karcanaj, Hava Delibashi dhe Erion Islamili...

11:51

Tentoi të vriste me armë një person...

11:51

Apeli shqyrton masën ndaj Ballukut, vendimin e...

11:49

Liderët e BE-së mblidhen për financimin e...

11:40

Plagosja në Mamurras, qëlluan me armë 51-vjeçarin,...

11:33

“Liderët e BE, derra të vegjël”, Putin:...

11:26

Konsumoni kivi për 4 ditë rresht dhe...

11:22

Rrëshqitje në aksin Maliq–Lozhan, shoferët rrezikojnë në...

Më të klikuarat

  • Po vjen nata më e gjatë e vitit! Ja data dhe çfarë simbolizo...
  • E rëndë në Itali! Shoferi shqiptar i kamionit humb jetën në...
  • E akuzuan se ka takuar Suel Çelën, Salianji i përgjigjet Ber...
  • “Takimi i Salianjit u organizua nga Suel Çela”, ish deputeti...
  • Plagosje me armë zjarri në Mamurras
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.