E hënë, 26 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Sandër Lleshi në pikëpyetje? Dyshime për rolin e tij në 21 janar

Mengjesin e e se shtunes, Kryeministri Edi Rama dorezoi ne Presidence dy dekrete, i pari per shkarkimin e Fatmir Xhafajt dhe i dyti per emerimin ne vend te tij te Gjeneralit Sander Lleshi. Por nese per shkarkimin e Xhafajt, firma e kreut te shtetit ishte e menjehershme, nuk ndodhi e njejta gje per dekretin e emerimit ne detyre te Sander Lleshit.

 

Reklamë

Burime per Vizion Plus, shprehen se sic parashikohet ne ligj, Presidenca ka kerkuar informacion mbi figuren e Sander Lleshit ne te gjithe institucionet ligjzbatuese, nje procedure kjo qe ndiqet ne te gjitha rastet e personave qe presin dekretin e kreut te shtetit. Informacioni eshte kerkuar dhe nga Sherbimi Informativ Shteteror dhe Sherbimi Informativ I Ushtrise.

 

Reklamë

Te njejta burime saktesojne se shkak kryesor per keto informacione te kerkuara nga shërbimet sekrete eshte ngjarja e 21 janarit 2011, ku 4 persona mbeten te vrare perpara Kryeministire, ne nje proteste te thirrur nga opozita e kohes pas publikimit te nje video-pergjimi mes Dritan Priftit dhe Ilir Metes.

 

Ne ate kohe, Lleshi ka mbajtur postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.  Per shume kohe u fol nese ka pasur nje plan te ushtrise per shpalljen e shtetrrethimit ne vend, pas ngjarjes se konsideruar si një puç nga ish kryeministri Berisha.

 

Por ministri i mbrojtejs i kohes, Arben Imami e ka hedhur poshte kete teze, duke deklaruar se nuk ka pasur asnje tentative per te perfshire Forcat e Armatosura, por vetem sugjerime të karakterit informues nëse mund të përdorej ushtria, pasi në disa vende anëtare të NATO-s, në situata të ngjashme, lejohet angazhimi i tyre.

 

Tashme Presidenca ka kerkuar nga SHISH dhe SHIU informacione te detajuara lidhur me periudhen qe Lleshi ka mbajtur kete post, si dhe mbi rolin e Forcave te Armatosura ne ngjarjen e rende te 21 Janarit.

 

Deri ne mberrijen e pergjigjeve dekreti per emerimin e Lleshit ne kete detyre do te mbes ne tryzen e Presidentit Ilir Meta.

Më shumë video

Reklamë