Subscribe

Samsung ka bërë të ditur se Galaxy S8 do të ketë shërbime të intelegjencës artificiale së bashku me dizajn të ri. Telegraf raporton se kompania është duke u munduar të rikuperojë humbjet e Galaxy Note 7 dhe në të njejtën kohë përballet me konkurrencën në rritje nga telefonat e ri Google Pixel. Sipas Telegrafit, Samsung kanë deklaruar se Galaxy S8 do të jetë i pajisur me procesorin 10 nanometërsh Exynos i cili do të përmirësoj performancën e pajisjes dhe në të njejtën kohë do të ulë përdorimin e energjisë me 40 për qind. Telegraf shkruan se ndër informatat e bëra të ditura nga kompania Samsung, është edhe softueri i intelegjencës artificiale që përkrahet nga komponentët harduerik si memoria super e shpejtë dhe paneli fleksibil i ekranit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *