Subscribe

Liderët e Bashkimit Europian do te bëjnë nje tjetër përpjekje per arritjen e nje marrëveshjeje, per zbutjen e krizës se emigranteve ne samitin dyditor te Brukselit, ku do te përfshihet edhe Turqia. Edhe presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe Kreu i Komisionit Junker, u treguan te matur ne komente, kur pranuan se ka disa çështje te pazgjidhura, qe do ta pengonin konsensusin.
Plani për te cilin u ra dakord ne takimin e kaluar, parashikon qe te gjithë emigrantet qe mbërrijnë ne Greqi nga Turqia te kthehen mbrapsht. Per çdo sirian te kthyer, nje sirian qe gjendet ne Turqi do te strehohet ne vendet e BE-se. Ne këmbim te bashkëpunimit, Turqisë i jane bere disa lëshime, eshte ofruar udhëtimi pa viza per qytetaret e saj ne Europe qe prej qershorit, si dhe përshpejtim i procesit te anëtarësimit ne union. Megjithatë, sipas analisteve, nuk ka garanci qe lëvizja e lire te ndodhe, pasi Turqia me pare duhet te plotësoje 72 kritere te vendosura nga BE. Me skepticizëm shihet edhe dyfishimi i ndihmës ne 6 miliard euro, pasi fillimisht do te shihet nese lëvrimi i fondit te pare do te japë rezultate pozitive. Kritiket e marrëveshjes se pritshme argumentojnë se BE mund te marre drejtpërdrejt emigrantet qe mbërrijnë ne Greqi, pa i kthyer ata pas.
Nga ana tjetër, Greqia qe po mban nje barre jo te vogël me mijëra emigrante qe gjenden ne këtë vend, ka këmbëngulur qe liderët e BE te vendosin sanskisone ndaj shteteve, te cilat marrin vendime te njëanshme per te refuzuar pritjen e refugjateve. ZV ministri grek i Mbrojtjes Dimitris Vitsas tha se Europa nuk duhet te kete shtete-fortesa. E ndërkaq, ne pritje te vendimeve nga Brukseli, gjendja ne Idomeni mbetet dramatike. Emigrantet refuzojnë te largohen nga çadrat ne qendrat e strehimit dhe deri tani autoritetet nuk i kane larguar forcërisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *