Subscribe

Ish deputeti i PD-së Ervin Salianji, eshtë shprehur se nuk i druhet fare vendimit qe do te marre nga Gjykata per dosjen “Babale”, pasi sipas tij është një vendim politik.

 

Pas pretences se prokurorise qe e denonte ate me 18 muaj burg te konvertuar ne 3 vjet sherbim prove, Salianji në deklaratën e tij për mediat tha se në këtë rast Prokuroria është bërë pjesë e llumit.

 

Gjithashtu, ish deputeti i PD ka thënë ndër të tjera askush nuk do ia dalë as ta mposhtë, as ta frikësojë apo ta izolojë.

 

“Nuk i druhem fare e kam thënë në fillim. Shpesh në gjykatë jam bërë si ju, korrespondent si ju.  Janë sulme tërësisht politike nuk pati fakt prove të re. Pati vetëm një devijim nga dënimi për trafik droge i vëllait të ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, drejt një gjasme pretence ku Prokuroria në këtë rast bëhet pjesë me llumin, po pa diskutim që asnjë intrigë, pabesi tradhti nuk ia del që të mposhtë të drejtën dhe të vërtetën.E sigurt është se sot shqiptarët kanë një person të dënuar me 7 vite e katër muaj burg, vëllain e ish ministrit. Prokuroria lexoi fiks atë që tha kryeministri e avokati i Xhafajt ditën kur doli përgjimi. Edhe sot pala e Xhafajt kishte të njëjtin qëndrim me Prokurorinë. Prokuroria politike nuk mori asnjë provë parasysh nga ato që kemi dorëzuar. Në komunikimet e mëtejshme sigurisht që do ti rikthehem për çdo akt që ka cituar prokuroria politike duke mos marrë parasysh provat që kemi paraqiturm, jo vetëm për të çuar para përgjegjësisë penale apo trafik ndërkombëtar Agron Xhafaj, jo vetëm për të çuar për shpërdorim detyre Fatmir Xhafaj, por për të çuar dhe për të arrestuar prokurorët e çështjes të dy të larguar nga vetingu si Gent Osmani ashtu edhe Përparim Kulluri këta të dy që janë sot do ta shikoni edhe vetingun nga të dhënat që ne do të bëjmë ne publike. Këta nuk janë prokurorë të rinj, por prokurorë të përfshirë në llumin edhe batakun e korrupsionit pa diskutim, që në fund të ditës do të fitojë e mira dhe e drejta dhe do e shikoni se ne kemi paraqitur të vërtetën. Sot nuk u kërkua dënimi im, ai është kërkuar që kur kam bërë publike çështjen. Askush nuk do ia dalë as të më mposhtë as të më frikësojë apo të izolojë.”

 

Prokuroria tha se Salianji akuzohet per krijimin e provave te rreme dhe kallezim te rreme ne rastin e audio-pergjimit ku akuzohej vellai i Fatmir Xhafajt per lidhje me trafikante te droges.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *