Lista e numrit të kandidatëve zëvendëësues të opozitës, për të zënë vendet bosh në parlament vijon të rritet.

 

Nga ana tjetër partitë e opozitës së bashkuar vazhdojnë intensivisht përgatitjet për protestën e radhës, e paralajmëruar për datën 16 mars në bulevardin e madh në Tirane.

 

Deri më tani nuk ka asnjë shenjë për  dialog apo negociata mes shumicës dhe opozitës.

 

Për të dhënë më shumë detaje në lidhje me qëndrimin e PD-së në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë Ervin Salianji ish deputet i Partisë Demokratike.

 

PD është gjendur  përballë një lloj akuze sikur aksioni i saj politik shkon në të mirë ose con ujë në hullinë e interesave ruse në rajon dhe në vendin tonë. Ju si mendoni në lidhje me këtë?

 

Mund të ndodhë edhe kjo se një parti e krijuar nga ish-Partia e Punës e lidhur ngushtë me Bashkimin Sovjetik dhe me rusët siç është PS-ja të akuzojë në mënyrë të pamendueshme partinë që solli pluralizmin dhe ka si yll polar integrimin edhe marrëdhëniet me perëndimin. Nuk ka diskutim që nëse ka një rast dhe është shprehur edhe në komisionin  e sigurisë para disa ditësh, ku unë kam qenë dhe kam pyetur por që mund të them vetëm aq sa më lejohet në lidhje me këtë çështje dhe shqetësimi kryesor i shërbimeve inteligjente është depërtimi i elementëve rusë në administratë. Nuk ka asnjë segment të opozitës të lidhur me rusët, përkundrazi ka segmentë të administratës publike në nivele të larta të lidhura apo prezumuara në lidhje me rusët apo që ju shërbejnë atyre.

 

Çështja e financimit të PD-së kanë bërë që të dyshohet dhe për lidhjet ruse?

 Unë jam duke folur për atë që ka shqetësim shërbimi inteligjent, përtej asaj që ka shqetësim publiku, Rama bën presion edhe sot duke thënë Rusia nuk do integrimin në Bashkimit Evropian që mund të ketë influencë të jashtme të rusisë në këtë rast. Unë di që ne kemi pasur indicie të forta  për rastin e ministrit të jashtëm i cili sot është në detyrë i padekretuar, Gent Cakaj për të cilin ne kemi dyshime të forta se mund të ketë pasur lidhje dhe indicie të forta për lidhje me rusët dhe serbët, për këtë kemi kërkuar edhe komision hetimor. Padyshim se cilido që është nostalgjik i Partisë së Punës dhe i komunizmit një ambasador shumë i rëndësishëm ambasador 2Q dyshohet për lidhje te forta me Gunvorin rus i cili sot ka marre naften e Shqipërise, për këto lidhje ky person u soll direkt nga ambasada ku sherben dhe u emerua per negociatat me Greqine, per te dhene pjese te tera te territorrit qe jane te pasura me burime natyrore. Ne po protestojme sot per ta bere Shqipërine si ShBA dhe Evropa, per te mos e lejuar modelin Putinian qe enderron te instaloje Rama.

 

Si po e përtyp lidershipi i PD-së faktin që po rritet numri i zëvendësuesve nga radhë tuaj në parlament.

 

Po rritet në mënyrë jo aq proporcionale por shpoporcionale numri i mbështetësve të PD-së në terren. Sa më shumë personazhe që marrin mandatin të pamandatuar nga PD-ja apo LSI-ja ka akoma më shumë irritim dhe bashkim drejt opozitës sepse përfaqësimi nuk është  vetëm formal nuk është administratë kuvendi që hyn dikush aty përfaqësohen flukset politike që ka sot Shqipëria, dhe ka anti qeveritarë.

 

Si të duket rendja e këtyre njerëzve të listës, në një kohë që në momentet e para u duk se PD-ja ishte në bllok në unison me lista të plota të firmosuara, a është e papritur?

 

Jo është e pritur që do të ndodhte për shkak se nuk kanë në mendimin tim kapacitetin e duhur politik për të kuptuar peshën e vendimarrjes së tyre, listat poshtë të cilët nuk janë votuar për të qenë deputetë sepse ky është lloji i sistemit i cili detyron që të ketë dhe lista në rastin e PD-së në shumicën fushatë. Unë di më kë punoj dhe di që pjesa mbushëse e qarkut të Korçës e di se ku i kam ngarkuar me detyra ashtu siç edhe e partisë Bashkimi për të drejtat e Njeriut që ka pasur përfaqësuesin e saj. Unë po them se këta nuk përfaqësojnë asgjë politikisht dhe nuk i shërbëjne interesit publik. Për të qenë diku rrogtar ato janë njerëz të administratës.

 

U duk që PD-ja mbajti një qëndrim tolerant ndaj Rudina Hajdarit, nuk u shpreh që në fillim, siç bëri me Myslim Murrizin?

 

Nuk ka asnjë lloj diferencimi në asnjë rast, ne po i ndjekim të gjitha rastet por ne nuk ka asnjë interes,  por interesi publik duke marrë dhe vendimarrjen për të djegur mandatet dhe për të krijuar besueshmërinë e duhur dhe për tju treguar se ne nuk mund të jemi në parlamentin legjitim dhe të lidhur me krimin dhe e gjithë pjesa tjetër sipas meje pa diskutim do të reflektojnë edhe kolegët dheish-kolegët të cilët marrin pjesë apo e kanë mbajtur mandatin dhe në një moment do ti bashkohen PD-së unë nuk mund të mendoj ndryshe.

 

Ato që nuk i binden definitivisht do të përjashtohen një nga një apo në bllok?

 

Kjo është një vendimarrje që i takon strukturave të PD-së, por unë rithekson se në mendimin tim, gjithsecili prej atyre që janë demokratë dhe janë votuar nga demokratët dhe nuk kanë interesa personale mbi interesat publikë besoj se në një moment tjetër do të reflektojnë.

 

Si do të jetë protesta e 16 marsit, do të jetë paqësore e dhunshme apo do të ketë ndonjë taktikë tjetër?

 

Unë them se do të jetë masive ne kemi një organizim të plotë të çdo qyetet në çdo lagje dhe tani vij nga takime të zhvilluara në Laprakë, ku ishte edhe vetë kryetari Basha i porsaardhur nga Dibra, nuk ka diskutim që  për nga masiviteti në pritshmëritë tona do të jetë një një nga protetestat më të mëdha që ne do të organizojmë, mos të them më e madhja pa e parë. Do të ketë protestë që me masivitet apo me forma të ndryshme të organizimit që ne do të kemi do të jetë surprizuese për publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *