Sali Lusha ka reaguar në lidhje me arrestimin për droge dhe armë të djalit të tij, këngëtarit Arkimed Lushaj.

 

Ish truproja I Sali Berishës thotë se ky regjim nuk do të mund të përkulë kurrsesi familjen e tij.

 

Sipas tij, cdo gjë është e sajuar dhe e përgatitur nga mllefi, si një kundërpërgjigje për dëshminë e tij në polici ndaj Taulant Ballës.

 

“ Prej dy ditësh ky pushtet merren me  djalin tim .Nuk është aspak e vërtete që ai është pjesë ë një grupi criminal, kjo është shpifje e ulët. U tërbuan që unë bëra padi ndaj Taulant Ballës. I bëj thirrje djalit tim të mos dorëzohet para këtyre falangave.”

 

Stresi ishtë në përgjim prej muajsh dhe akuzohet se është pjesë e një grupi criminal që merrej me krime kundër personit dhe me trafik narkotikësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *