Avokati Saimir Vishaj komentoi në studion e “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj edhe emrat e rinj të sistemit të drejtësisë.

 

Ai nuk mund të pranojë që emra që ishin pjesë e hartimit të reformës në drejtësi, sot kanë kapur pozicionet drejtuese.

 

“Unë nuk jam dakord me porsona të cilët ishin aktorë në momentin kur u bë reforma sepse gjithmonë kemi qenë me atë mendimin që të gjithë subjektet që u morën me reformën në drejtësi mos të vetëzgjidheshin nëpër institucionet drejtuese. Aktualisht koha tregoi të kundërtën ku të gjithë ata subjekte që u morën me reformën në drejtësi sot janë drejtues të institucioneve të rëndësishme kushtetuese”, deklaroi Saimir Vishaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *