Policia ka dhënë informacione paraprake në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Lushnjes mbrëmjen e kësaj të shtune.

 

Forcat e rendit konfirmuan se shtetasi Saimir Taullahu u qëllua me armë zjarri brenda lokalit të tij që ndodhet në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”.

 

Saimir Taullahu është jashtë rrezikut ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve.

 

Taullahu, 47 vjeç, është me precendetë penal dhe njihet për përplasjet e tij ndër vite me bandën e Aldo Bares dhe një nga pistat e policisë është ajo e hakmarrjes edhe pse nuk përjashtohen edhe pista të tjera që lidhen me konflitke  të mundshme në të kaluarën të objektivit të atentatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *