Rusia ka lëshuar tre urdhër arreste për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Autoritetet ruse kanë kërkuar që ata të futen në sistemin e kërkimit të INTERPOL-it.

Ky lajm është bërë me dije nga mediet në Kosovë, të cilat raportojnë se urdhër arrestet dyshohet se janë lëshuar për një ngjarje të vitit 2019 në veri të Kosovës, ku u arrestua një shtetas rus.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë lista e të kërkuarve nga shtetit rus është rritur mjaft. Tashmë kjo listë ka shkuar në 100 mijë të kërkuar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *