Subscribe

Historia e aktivitetit te spiunazhit rus në Shqiperi, është e hershme. Prej vitesh, diplomat të kësaj ambasade në Tirane kanë kërkuar të rekrutojnë për fushën e Mbrojtjes.

 

Historitë, të paktën ato të dokumentuara, nisin në vitin 1998, kur Atashe Ushtarak i Ambasades Ruse në Tiranë, emërohet Igor Sergun. Një ushtarak karriere, i nderuar me shume dekorata në vendin e tij Sergun shërbeu në Shqipëri, në periudhën e luftës së Kosovës. Në vitin 2011, Sergun dekretohet nga Vladimir Putin në krye të GRU-së, Shërbimit Informativ të Ushtrise Ruse. Detyrë të cilën ai e mbajti deri me 3 janar 2016, ditë në të cilen ai vdiq. Vdekje, e cila u mbulua me mister dhe ku u aludua shumë mbi shkaqet.

 

Por historia vazhdon. Vizion Plus ka siguruar 4 dokumente të viteve 2005 – 2007, të cilat jane të deklasifikuara tashmë, ku tregohet roli i shërbimeve ruse, por jo vetëm. Në keto informacione janë të përfshira dhe sherbimet malazeze dhe ato serbe. Por deri me sot janë deklasifikuar vetem shkresat përcjellese, jo informacioni i transmetuar në to.

 

Shkresa e parë e datës 8 Mars 2005, e firmosur nga kreu i Sherbimi Informativ te Shtetit të kohës, Bahri Shaqiri dërgon materialin me temë: “Aktivitetet aktuale të sherbimeve sekrete serbe, malazeze dhe ruse ndaj Shqipërise”, informacion ky i kërkuar nga Zyra e e Sigurise e NATO-s. Me pas ky dokument, i cili ende vijon të jetë i klasifikuar, i përcillet Ambasadorit te Shqiperise në NATO në atë kohë, Ilir Boçka, për ta dërguar atë prane zyres së Sigurisë së NATO-s.

 

Por dukumenti i cili hedh dritë mbi aktivitet spiunazhi nga përfaqësues ushtarak rus ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërise, mban datën 2 maj 2007 dhe është firmosur nga Ministri i Mbrojtjes i kohës, Fatmir Mediu.

 

“Që nga viti 2005 e në vazhdim përfaqësues ushtarak të trupit diplomatik rus në Shqipëri zhvillojnë veprimtari në formën e spiunazhit në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura duke u përpjekur të rekrutojnë individë me akses në informacionin e klasifikuar me qëllim që të sigurojnë informacion mbi informacionin e klasifikuar kombëtar dhe të NATO-s; kapacitetet mbrojtëse të FA; planet e bashkëpunimit me NATO-n dhe vendet anëtare të saj; marrëdhëniet e bashkëpunimit me NATO dhe SHBA; për database të personelit, të hierarkisë ushtarake dhe të emërimeve të ndryshme.”

 

20 ditë më pas, ky informacion i hartuar nga Shërbimi Informativ Ushtarak, i është dërguar ambasadorit tonë në NATO, për ta përcjell atë përsëri në Zyrën e Sigurisë së Aleancës.

 

Dokumentet edhe pse jo te deklasifikuara plotësisht, tregojnë qartë një interes të Rusise mbi te dhenat e ushtrise shqiptare dhe marredheniet e saj me vendet e tjera te NATO-s. Interes ky, që padyshim është rritur pas antarësimit të vendit tonë në Aleancë. Ky akvititet pritet të jetë akoma edhe me i madh, për shkak se NATO do të ketë edhe bazën e saj ajrore në Shqipëri.

 

Vetëm një ditë më parë kreu i SHISH Helidon Bendo raportoi në komisionin e sigurisë duke dhenë alarmin për rritjen e ndikimit rus në administratën e lartë shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *