Subscribe

Vetëm pak javë pas marrjes së kryesimit të presidencës së Bashkimit Europian, Rumania shprehet e gatshme të mbështesë Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ministri i Jashtëm i Rumanisë Teodor Melescanu tha se është i bindur në marrjen e një ftesë të qartë nga Tirana brenda gjashtëmujorit të pare të 2019-es .

 

“Ne dëshirojmë dhe ky do të jetë propozimi im qe Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë se Veriut të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Pozicioni ynë  është edhe mbështetja e përshpejtimit të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në drejtim të anëtarësimit në BE.”

 

Kryediplomati rumun konfirmoi se Ballkani Perëndimor do të jetë në axhendën e takimit të ministrave të jashtëm të enjten në Bukuresht. Rumania shprehet e gatshme  te inkurajoje edhe Kosovën duke mbështetur kështu përpjekjet e saj europiane.

 

“Na mbeten dy vende në Ballkan, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, që janë në një fazë fillestare, me ta ne do të jemi gati të flasim dhe të shohim si mund të mbështeten përpjekjet e tyre europiane, nëse kjo është ajo që ato dëshirojnë në nivel qeverish dhe shtetesh në fjalë. Shqipëria pret çeljen e negociatave në qershor, pikërisht në muajin e fundit të presidencës rumune.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *