Me rastin e 1 Qershorit, kryeparlamentari Gramoz Ruçi përcolli një mesazh për fëmijët.

Me anë të një letre pulike, Ruçi bëri thirrje për të hedhur pas krahëve ndasitë politike dhe që të mendohet më shumë për të ardhmen e fëmijëve.

Sipas tij, duhet të merren masa edhe për të garantuar siguri kur të nisë viti i ri shkollor.  

“Në mbledhjen e Grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, para disa ditësh, porosita Qeverinë dhe deputetët të bëjnë kujdes që me fillimin e vitit të ri shkollor të marrin masa për të kompensuar të gjitha mangësitë e këtij semestri të vështirë, duke qenë të vetëdijshëm për mangësitë dhe pamjaftueshmërinë praktike të mësimit virtual; të sigurojnë mbështetje funksionale e produktive për fëmijët e familjeve të varfëra dhe me nevoja të veçanta; të marrin masa që shërbimet sociale për fëmijët dhe nënat të shtrihen në të gjitha bashkitë dhe në të gjithë territorin sidomos në fshat; të përfundojnë reformën e deinstitucionalizimit të fëmijëve. Ne, shtetarët, qeveritarët dhe politikanët duhet të bëhemi të vetëdijshëm që të tresim mëritë dhe konfliktet tona, në emër të së ardhmes dhe buzëqeshjes së fëmijëve tanë.”

Edhe presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama uruan fëmijët në rrjetet sociale për festën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *