Policia rrugore e Elbasanit ka shtuar kontrollet në rrugët urbane dhe dytësore në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë .

Gjatë 1 jave janë proçeduar 14 drejtues mjetesh nga këto:10 janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe 4 drejtues mjetesh janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të Qarkullimit Rrugor.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara janë pezulluar 22 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkolit apo në gjendje të dehur si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjithashtu janë vendosur 1100 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, kryesisht: për drejtim të motoçikletave pa kaskë mbrojtëse, për mos përdorim të rripit të sigurimit , për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit, mos ruajtja e distancës në udhëtim, për parakalime të gabuara, për mos pozicionim në korsinë e duhur, për mos rregullim të shpejtësisë në zona të banuara, si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *