Pamje apokaliptike vijne nga Athina. Automjete të përmbytura, nxënës që ecin mbi tavolina apo banorë që mbërrijnë me shkallë në destinacionet e tyre.

 

Kryeqyteti grek është përmbytur për herë të dytë brenda një jave. Stuhia e ashtuquajur “Ballos” ka paralizuar veprimtarinë e institucioneve kryesore. Një numër i madh shkollash janë mbyllur në mesin e gjendjes së emergjencës ndërsa qindra banorë janë detyruar të evakuohen.

 

Situata paraqitet shqetësuese në zonat që u shkatërruan nga zjarri pak javë më parë, kryesisht në Evian veriore. Ndërkaq ishulli i Korfuzit është në gjendje të jashtëzakomhsme.

 

Vërshimi i ujërave ka shkatërruar disa banesa ndërsa dhjetëra automjete jane bllokuar në rrugët e përmbytura. Ministri i Mbrojtjes Civile ka deklaruar se vendi po përballet me fenomene kritike të motit. Stuhitë kane goditur Athinën dhe pjesë të tjera të Greqisë jugore, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit.

 

Ekspertët thonë se humbja e pyjeve, të cilët veprojnë si mekanizëm natyror i kontrollit të përmbytjeve, ka përkeqësuar ndikimin e shirave të rrëmbyeshëm. Ndërsa në Athinë janë shtuar kritikat për lënien pas dore me dekada të infrastrukturës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *