Subscribe

Dekreti i Presidentit Ilir Meta i dha fund krizes 20 ditore mes qeverise dhe kryetarit te shtetit duke i hapur rruge votimit te Sander Lleshaj si Minister i Brendshëm ne parlament.

Burime nga mazhoranca bejne me dije se votimi i Ministrit te ri te Brendshëm do te behet ne seancen e se enjtes ne 22 nëntor, pasi nuk ka asnjë ngut per nje seance te jashtëzakonshme persa kohe qe Lleshaj drejton prej 6 nëntorit kete ministri nga posti i zëvendësministrit.

Pas votimit ne seance Lleshaj nuk mund te nise zyrtarisht detyren pa bere betimin përpara presidentit Ilir Meta. Kushtetuta nuk i vendos ndonjë afat kryetarit te shtetit per ceremoninë e betimit, por mësohet se nuk do te kete asnje vonese nga kryetari i shtetit.

Ky është rasti i pare qe procesi i dekretimit te nje ministri zgjat 20 dite.

Kryeministri Edi Rama e dërgoi propozimin per Sander Lleshaj ne 27 tetor menjehere pas dorëheqjes se Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit te Brendshem. Ne prag te skadimit te afatit 7 ditor qe kushtetuta i jep kreut te shtetit per te dekretuar nje minister, ilir meta refuzoi te firmoste emrin e Sander Lleshajt duke u mjaftuar me sqarimin se nuk kishte krijuar bindjen e plote per te.

Shefi ekzekutivit i ridergoi emrin e Sander Lleshajt serish per dekretim, e kete here kryetari i shtetit sqaroi se kandidatura ishte ne shkelje te nenit 103 te kushtetutes pasi ishte ushtarak aktiv.

Ne 16 nentor Meta dekretoi fillimisht nxjerrjen ne lirim te general brigade Sander Lleshaj, e pak ore me vone e dekretoi si Minister te Brendshem.

Por ndersa kriza u zgjidh, mazhoranca eshte e vendosur ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per te pasur nje mendim perfundimtar rreth kompetencave qe Presidenti i Republikes ka mbi ministrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *