Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kërkon nga kryeministri Edi Rama që t’iu rikthejë paratë e gjobave qytetarëve që i ndëshkoi me gjobë për mobmbajtje të maskës. Sipas tij, pavarëisisht kësahj mase, rastet e reja me koronavirus janë rritur me 48 për qind.

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se vendimi për mbajtjen me detyrim të maskës ishte fshehje për mosmarrjen e masave për testim, gjurimim dhe dezinfektim të gjerë.

“Rritje 48% e rasteve me COVID një javë pas detyrimit të maskave e gjobave! Sot mbushet plot një javë nga detyrimi i përdorimit të maskave edhe në ambient të hapur. Të gjithë prisnin pas propagandës idiote të Edi Ramës rezultate qofshin edhe minimale. Por siç pritej dhe siç u argumentua nga ne shkencërisht ndodhi tamam e kundërta. Pikërisht në datë 14 tetor, një javë më parë, shënoheshin 203 raste të reja. Ndërsa pas një javë të detyrimit të maskave e mijëra gjobave, rastet kanë arritur deri në 301 raste të reja. Rritja shkon deri në 48%! Ju thamë qartë se maska është vetëm masa e fundit dhe ka zero vlerë. Pa testim, gjurmim trajtim, distancim fizik, dezinfektim të gjerë dhe pa eficencën maksimale të mjekut të familjes dhe dekoncentrimit të trajtimit drejt spitaleve rajonale maska ishte thjesht maskë për të fshehur mosmarrjen e këtyre masave fondamentale! Kur shkon me mendjen e çmendur të Edi Ramës këtu përfundon!! I çmenduri tu kthejë paratë e gjobave mijëra qytetarëve, që i dënoi çmendurisht për maskat!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *