Në një kohë kur rastet e reja me koronavirus në vendin tonë po shtohen ndjeshëm, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me një mesazh me fokus ekipin e epidemiologëve dhe të gjithë strukturat e gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik, shkruan se prej 4 muajsh ata po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren për të luftuar koronavirusin.

Sipas saj, për këtë arsye, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave për të ndihmuar epidemiologët dhe për të frenuar përhapjen e virusit.

“#COVID19. Mbi 90% e rasteve të dyshuara izolohen brenda 48 orëve. Kjo ndodh sepse ekipi i epidemiologëve por edhe të gjithë strukturat e gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik, prej 4 muajsh, pa u ndalur, ditë natë po bëjnë një punë të jashtëzakonëahme në terren. T’i ndihmojmë së bashku, me kujdes për respektimin e ↔️ distancës, 😷 vendosjen e maskës dhe higjienën personale dhe kolektive, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *