Deputeti Erion Braçe ka hedhur poshtë deklaratën e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për të mos gjobitur kompanitë për rritjen e çmimit të bukës.

Braçe thotë se në Korrik të vitit 2020 është marrë vendimi që konstaton sjelljen e katër ndërmarrjeve të mëdha dhe parashikon ndëshkim në rast se ato refuzojnë zbatimin. Sipas tij në rast të rritjes së çmimit të bukës gjoba është automatike.

Mes të tjerash ai thekson se në vendimin e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës nuk ka asgjë profesionale si një përgjigje ndaj Ahmetajt i cili paraditen e sotme në konferencë me gazetarët pohoi krejt të kundërtën.

Për bukën dhe për bukën e gojës! Dhe ata që thonë se rritja e çmimit është e përballueshme! Ligjërisht, teknikisht. Komisioni i Konkurrencës në Korrik 2020 me votë unanime ka konstatuar:

Sjellje te bashkerenduar te kater ndermarrjeve ne importin e grurit, importin, prodhimin dhe tregetimin e miellit, duke bashkerenduar sjelljen dhe caktuar cmimet ne kete treg……. etj;

Ka vendosur kater detyrime per kater ndermarrjet ku me i rendesishmi eshte; Te mos caktojne ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte, cmimet ne blerje apo ne shitje, si dhe cdo lloj kufizimi tjeter!

Ka vendosur mbajtjen ne monitorim per nje vit te kater ndermarrjeve, sjelljes se tyre ne zbatim te detyrave te lena. Komisioni i konkurrences me vendim, thote qarte ne piken 6: Moszbatimi i detyrimeve te pikes 3 te vendimit (moscaktimi i cmimeve), ndeshkohet me penalitetet e percaktuara ne ligj!

Pra, ka nje Vendim, eshte marre ne Korrik 2020, i cili konstaton sjellje te koordinuar te kater ndermarrjeve, le detyra, i monitoron ato dhe, parashikon ndeshkim nese ndermarrjet refuzojne zbatimin! PIKE! Edhe nje here; Ne korrik 2020, jo dje!

—Konkretisht, profesionalisht;

Komisioni i Konkurrences ne nje vit monitorim, ka administruar gjetje sipas te cillave:

80-90% te cmimeve te administruara nga faturat e kater ndermarrjeve, kane qene te njejta, te caktuara ne sjellje te koordinuar;

Rritje te cmimit te bukes ne furrat e prodhimit te bukes si pasoje e rritjes se cmimit te miellit nga keta furnizues.

Pra, vendimi i AK jo vetem nuk eshte zbatuar por kater ndermarrjet kane vijuar te CAKTOJNE CMIMET ne favor te tyre, ne rritje e ne dem te popullit. Ne kete pike; VENDIMI I KORRIK 2020 THOTE “GJOBE”; REFERUAR LIGJIT 10% E XHIROS VJETORE! PRA, GJOBA ESHTE AUTOMATIKE!

Asgje profesionale nuk ka ne vendimin e tre komisionereve dje, zero! Thjesht anembajtje e tyre ndaj kater ndermarrjeve kunder popullit, INTERESIT PUBLIK! Eshte skandaloze por fakt; Deri ne 1990, cmimet ne treg i caktonte qeveria dhe ne favor te popullit-sipas saj, sot, tani, cmimet i caktojne kater ndermarrje dhe ne favor te fitimit te tyre-fakt! Diference me te neveritshme dhe kunder shumices nuk ka!”, shkruan Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *