Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 March 2026
Vizion fokus

Nuk ka botëror për Shqipërinë! Polonia “zgjon” kuqezinjtë nga...

Kosova në “qiellin e shtatë”, shkon në finalen e...

Krizë në Shqipëri? Gazetarja: Do hiqni drekat e fundjavës...

Shqipëria shpërdoron, Polonia shënon!

Kosova shënon dhe golin e katërt përballë Sllovakisë

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në...

Playoff/ Dalje e gabuar e Strakoshës, Polonia barazon rezultatin

Gol Kosova! Dardanët përmbysin gjithçka, kalojnë në avantazh përballë...

A të rezervojmë pushimet që sot apo të presim...

Eksperti i ekonomisë: 7 % e shpenzimeve ditore të...

Rritja e çmimeve, eksperti sugjeron paketë fiskale dhe subvencione për qytetarët

26 Mars 20:54

Eksperti i ekonomisë Igli Tola, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderatore Melisa Mehmetaj foli për rritjen  e çmimeve të produkteve bazë si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë qeveria njoftoi sot se do të marrë masat e duhura për të mos lejuar abuzimet që mund të bëhen me justifikimin e rritjes së çmimit të naftës.

Tola tha se ndërhyrjet e mëparshme gjatë krizës mes Rusisë dhe Ukrainës treguan se vendosja e bordeve për përcaktimin e çmimeve dhe marzheve mbi hidrokarburet dhe produktet bazë ushqimore nuk ka dhënë efektin e pritshëm.

Ai thekson se një funksionim i tillë vijues i strukturave do të shmangte situata kakofonie dhe presioni për çmime gjithnjë e më të larta.

Për të zbutur kostot për qytetarët dhe bizneset, eksperti sugjeron masa të tjera, një paketë fiskale e mirëfilltë që përfshin reduktimin e përkohshëm ose heqjen e plotë të taksave, si TVSH-ja për produktet e shportës, dhe një paketë subvencionuese për familjet më të prekura.

Ai nënvizon gjithashtu nevojën për të riparuar politikat e prodhimit vendas, duke synuar vetëmjaftueshmërinë për produktet dhe shërbimet që mund të prodhohen me kosto më të ulët brenda vendit, për të shmangur importimin e inflacionit gjatë krizave rajonale apo ndërkombëtare.

INTERVISTA E PLOTË:

Qeveria njoftoi sot se do të marrë masat e duhura për të mos lejuar abuzimet që mund të bëhen me justifikimin e rritjes së çmimit të naftës. Po si do të ndërhyhet në treg?

Igli Tola: Duke pasur parasysh praktikën e para dy viteve gjatë situatës së krizës mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe duke parë reagimin në tregun e hidrokarbureve, besoj se e njëjta masë do të jetë edhe për tregjet e tjera. Megjithatë, nuk mendoj se përfitueshmëria e këtyre masave do të jetë ajo e pritshmja apo e pretenduara. Aplikimi i bordeve për përcaktimin e çmimeve dhe marzheve mbi zinxhirin e këtyre produkteve,  si hidrokarburet, ashtu edhe produktet bazë të shportës ushqimore nuk besoj se është ajo që realisht duhet të bëhej. Kjo duhet të realizohej në mënyrë të vazhdueshme përmes kontrolleve periodike nga agjencitë e konkurrencës apo autoritetet e kontrollit të tregjeve. Një funksionim i tillë i vijueshëm i strukturave, dhe jo vetëm ndërhyrja në kohë krizash për të disiplinuar tregun, do të shmangte këtë situatë kakofonie dhe trysnie për çmime gjithnjë e më të larta.

Po çfarë masash të tjera duhet të merren për të zbutur kostot për qytetarët dhe bizneset, nisur nga fakti që shumë vende kanë hartuar edhe paketa të veçanta?

Igli Tola: Përveç monitorimit më rigoroz, duhet së pari një paketë fiskale e mirëfilltë. Kjo paketë duhet të parashikojë reduktimin e përkohshëm ose heqjen e plotë të një sërë taksash, siç mund të jetë TVSH-ja për produktet e shportës (drithërat, bulmeti, etj.) Njëkohësisht, duhet një paketë subvencionuese, sidomos për ato shtresa ku konsumi përbën pjesën dërrmuese të buxhetit familjar. Duhet një qasje dinamike që e fragmentarizon bazën e konsumatorëve sipas mundësive të tyre për të përballuar krizën. Në afat të gjatë, mendoj se duhet riparë politika e prodhimit vendas. Duhet të synojmë vetëmjaftueshmërinë për ato produkte e shërbime që mund t’i sigurojmë vetë me kosto më të leverdishme, në mënyrë që të mos “importojmë” inflacion sa herë që ka një krizë rajonale apo ndërkombëtare.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Ekonomi
Tagged:
lufta ne iran Nafta Rritje Çmimesh Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Krizë në Shqipëri? Gazetarja: Do hiqni drekat e fundjavës dhe kurset e fëmijëve

më shumë...

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

më shumë...

A të rezervojmë pushimet që sot apo të presim ç’sjell lufta? Përgjigjet eksperti në QUO VADIS

më shumë...

Eksperti i ekonomisë: 7 % e shpenzimeve ditore të shqiptarit shkojnë për naftë! Në Greqi vetëm 2.5 %

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Nuk ka botëror për Shqipërinë! Polonia “zgjon”...

10:41

Kosova në “qiellin e shtatë”, shkon në...

10:37

Krizë në Shqipëri? Gazetarja: Do hiqni drekat...

10:24

Shqipëria shpërdoron, Polonia shënon!

10:19

Kosova shënon dhe golin e katërt përballë...

10:16

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/...

10:14

Playoff/ Dalje e gabuar e Strakoshës, Polonia...

10:07

Gol Kosova! Dardanët përmbysin gjithçka, kalojnë në...

10:03

A të rezervojmë pushimet që sot apo...

9:40

Eksperti i ekonomisë: 7 % e shpenzimeve...

9:32

Playoff/ Gol, Shqipëria shënon përballë Polonisë, e...

9:23

Nga e premtja rikthehet Ferma VIP 3,...

9:19

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një...

8:54

Rritja e çmimeve, eksperti sugjeron paketë fiskale...

8:44

Concord Group në MATCH MAKER ALBANIA2; Marina...

8:38

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren...

8:07

Shefi i Shtabit të Izraelit paralajmëron: Ushtria...

8:05

Playoff/ Turqia fiton ndaj Rumanisë dhe kalon...

7:39

Dibër/ Turisti polak rrëzohet aksidentalisht me biçikletë,...

7:21

PLAYOFF/ Poloni-Shqipëri, dalin formacionet zyrtare! Ja si...

Më të klikuarat

  • As lot, as lule në varrim! 80-vjeçari që vrau gruan dhe vete...
  • Nesër “Ferma VIP 3”, Eduart Grishaj zbulon detaj...
  • Çfarë po fshehin yjet për ty? Meri Gjini bën parashikimin e...
  • Do t’i nënshtrohet sot eutanazisë, historia tragjike e...
  • Shefi i Shtabit të Izraelit paralajmëron: Ushtria rrezikon t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.