Një 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës ka ndërruar jetë në Kosovë duke e cuar ne 9 numrin e viktimave nga koronavirusi. 

Ai vuante edhe nga semundje kardiake. Gjithsej ne kliniken infektive jane te shtruar 53 paciente, prej te cileve 12 jane ne gjendje te rende në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Nderkohe 10 rastet e reje te identifikuara e cuan ne 387 numrin e pergjithshem te te infektuarve me Covid 19. Kete te merkure prej ores 6 te mengjesit hyne ne fuqi masat e reja te qarkullimit.Sipas vendimit lejohet qarkullimi vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë. Këto masa vlejnë deri më 4 maj, 2020.

Maqedonia e Veriut regjistron 908 paciente ndërsa numri i viktimave eshte 44. Nderkohe serbia vijon te kete numrin me te larte te te infektuarve ne rajonin e Ballkanit, me 4,465 dhe 94 viktima. Qeveria serbe ndaloi eksportin e ilaçeve për 30 ditë.

Ne Greqi numri i te vdekurve nga pandemia ka shkuar ne 102. Sipas informacionit zyrtar numri i rasteve pozitive eshte 2,170. Ne Mal te Zi situata eshte e qendrueshme dhe regjistrohen ne total 288 raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *