Vdekjet në Spanjë janë rritur me 217 gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 27.321.

Këtë të enjte numri i viktimave ka pësuar rritje, krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 184 viktima.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 506 raste të reja me COVID-19. Gjithsej, numri i të prekurve ka arritur në 229,540.

Dy ditë më parë, qeveria spanjolle vendosi që të karantinojë për 14 ditë çdo shtetas të huaj që hyn në territorin e Spanjës duke filluar nga 15 maji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *