Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror në Nepal. Një avion që fluturonte nga Daka për në Katmandu është rrëzuar gjatë uljes në aeroportin e kryeqytetit të Nepalit.

 

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale që bëjnë me dije se në avion udhëtonin 67 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.

 

17 persona janë shpëtuar dhe disa të tjerë janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

 

Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e incidentit, por një zyrtar i aeroportit tha se në momentin e uljes avioni kishte humbur shpejtësi.

 

Kjo i shton mundësitë se shkaku i rrëzimit të avionit mund të ketë qenë një defekt në motor. Megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *