Policia e Kufirit dhe Migracionit në qarkun e Korçës iu ka ndaluar hyrjen në vendet e zonës Shengen 5818 shtetasve shqiptarë përgjatë vitit 2018.

 

Shifrat janë bërë të ditura nga burime zyrtare brenda drejtorisë vendore të kësaj policie.

 

Krahasuar me vitin 2017, janë 3504 shtetas më shumë të kthyer nga pikat kufitare të qarkut, ndërkohë që 70% e këtyre kthimeve janë kryer vetëm në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, aty ku edhe lëvizjet drejt Greqisë janë edhe më të mëdha.

 

E gjithë kjo ka ardhur për shkak të masave të rrepta që janë ndërmarrë nga ana e shtetit shqiptar për të respektuar kushtet bazë të lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian.

 

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e personave të cilët nuk janë lejuar të kalojnë kufirin shqiptar nuk kanë pasur garancinë e duhur financiare, adresa të sakta të vendeve ku do të shkonin, garanci nga personat pritës si dhe një pjesë tjetër e të kthyerve kanë qenë persona të cilët paraqiten me probleme të mbartura sa i takon shkeljes së rregullave të lëvizjes në vitet e mëparshme.

 

Sipas policisë kthimet gjatë vitit 2018 kanë ndikuar ndjeshëm edhe në uljen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *