Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, në një rrëfim mbi karrierën e tij në politikë si dhe atë shkencore.
Gjatë bisedës Gjinushi u ndal në një nga fotografitë ku duket me studentët pranë Ramiz Alisë. Akademiku rrëfeu më gjerësisht të vertetën e atij takimi.
“Kur ishte Lëvizja e Dhjetorit në takimin tek Ramiz Alia, siguriusht që unë isha ministër i Arsimit dhe nuk kam ndonjë kompleks për atë, por e vërteta e thënë shkurt, të hënën pas 8 Dhjetorit, na është thënë nga Ramiz Alia që të shkojmë të takojmë studentët për të biseduar shtruar, se kshu kishim komunikuar natën, ditën. Pasi ëhtë folë që pika kryesore dhe e vetme është pluralizmi, pastaj është negociuar se ku do të bëhet takimi. Studentët, pasi u lanë që të shkojnë tek presidenti, kishin hezitimin për të vajtur vetëm. Përfundimisht i them Azem Hajdarit që po vij unë me Lisenin t’ju shoqërojmë. Ne kemi shkuar atje, kanë hyrë studentët. Ndërkohë, festonin sepse pleniumi e kishte miratuar pluralizmin.”
Sa i pëket hyrjes së tij në politikë, Gjinushi shprehet se për të ishte surprizë, pasi nuk priste të bëhje ministër.
“Hyrja në politikë, që merr një post ministror, ishte një surprizë. Një ngjarje e rastit, por krejtësisht e papritur sepse gjithë karriera ime deri atëherë ishte ‘pedagog’ dhe gjithë hobi, interesi im ka qenë matematika. Zgjedhja si ministër sigurisht s’ishte zgjedhja ime. Por, shpjegimi ishte i thjeshtë. Ne ishim tre-katër vetë që sapo ishim specializuar në Francë. Ishte nisur tashmë një reformim i programit të matematikës. Pra, nuk e kam nisur unë.”
I pyetur nga drejtuesis i emisionit se nëse e mendonte të qëndronte kaq gjatë në politikë, Gjinushi zgjodhi të përgjigjej me frazën e disa politikanëve të huaj.
“Biles, meqë pyete ‘e mendoje kaq gjatë’ gjithmonë mendonim se do rrinim 6 deri në 1 vit. Sa të merrte formë partia, pastaj do tërhiqeshim. Atëherë nja dy politikanë të huaj në një bisedë të tillë thanë ‘Politika është si groga, po e more 6 muaj nuk e lë më.’”