Saimir Pirgu, tenori me famë botërore që ka përfaqësuar Shqipërinë në skenat më të njohura botërore me mijëra ndjekës, ishte një në intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites”, ku foli mbi aktivitetin e tij artistik dhe jetën personale.

 

Pirgu foli mbi krenarinë e të qenit shqiptar, si dhe notat e pozitiviteti që i përcjellin fansat nga vendlindja, të cilët e ndjekin në çdo koncert.

 

“Ajo çka është e bukur e këtyre viteve të fundit, në këto 10 vitet e fundit, shqiptarët e kanë tanimë gjeneratën e tretë të emigracionit, dhe e kanë edhe mundësinë financiare që të ndjekin koncertet e mia operistike. Dhe njëkohësisht e kanë mundësi të mburren me faktin që unë jam shqiptar. Ndërsa këto vitet e fundit është kënaqëi e madhe, me të vërtetë…”, shprehu tenori që ka performuar në “La Scala”.

 

Saimir Pirgu foli dhe mbi aktivitetin e tij artistik në kushte pandemie. Sipas tenorit, ndonëse situata ishte e rënduar dhe dukej se nuk kishte rrugëdalje për artistët, muzika operistike e gjeti zgjidhjen nëpërmjet alternativave virtuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *