Subscribe

Ministri gjerman, Michael Roth, pas takimit që zhvilloi me kreun e demokratëve, Lulzim Basha, u shpreh se i beson raportit të dalë nga OSBE/ OHDIR për zgjedhjet e 25 prillit, duke e quajtur një institucion të paanshëm.

 

“Ne i besojmë raportimeve të OHDIR-it, që është i pavarur. Jam dakord me Bashën që e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme kjo nuk varet vetëm nga qeveria, por edhe Parlamenti dhe opozita. Shpresoj që nga debatet e së shkuarës të gjendet një qasje më e drejtë mes palëve. Unë jam në politikën aktive prej 23 vitesh, prej tetë vite në qeveri, kam qenë dhe në opozitë dhe qeveri, këto elemente janë të rëndësishëm në një shtet. Ne nuk jemi armiq, por kundërshtarë. Shërbimi zotin Basha, ka qenë për mua tejet e rëndësishëm për këtë sërish faleminderit.”

 

Sa i përket integrimit, ai deklaroi se shpreson që Shqipëria të nisë sa më shpejt Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

 

“Shpresojmë shumë që më 22 qershor, KE të mbërrijë në çeljen e negociatave dhe konferencën e parë të anëtarësimin, falenderojmë presidencën portugeze në këtë proces. Ju të gjithë e dini që ky është hap i rëndësishëm drejt BE, do të jetë rrugë e gjatë, Gjermania do e mbështesë Shqipërinë në këtë drejtim, çelja e negociatave s’do të thotë që janë plotësuar të gjitha kushtet, por që Shqipëria ka një hapje të sigurt për anëtarësim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *