E hënë, 26 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Romë, qindra emigrantë përplasen me forcat e policisë

Policia italiane është përleshur me dhjetëra emigrantë në një shesh të Romës, një javë pas nxjerrjes së rreth 800 prej tyre nga një ndërtesë ku ata ishin vendosur prej 5 vitesh. Sipas autoriteteve, zhvendosja duhej bërë për shkaqe sigurie, por kjo nuk është mirëpritur nga emigrantët, të cilët janë përplasur me forcat e policisë.

 

Reklamë

Rreth 100 emigrantë u mbajtën të bllokuar në shesh, ndërsa disa prej tyre kanë hedhur gurë dhe shishe, duke goditur disa efektivë. Policia italiane reagoi duke përdorur pompat e ujit dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë turmën e irrituar.

 

Reklamë

Dy emigrantë u arrestuan gjatë se përplasjes së dhunshme. Protestuesit pretendojnë se policia i ka nxjerrë me dhunë nga ndërtesa, ndërsa refuzuan të shkojnë në vendin e ri të caktuar nga autoritetet. Gjatë katër viteve të fundit, në Itali kanë mbërritur rreth 600,000 emigrantë, ku shumica e tyre janë nisur nga brigjet libiane.

 

 

Më shumë video

Reklamë