Babai i 18 vjeçares në Maliq ka mohuar akuzën e ngacmimit seksual ndaj vajzës së tij. Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se 37 vjecari Rodolf Merolli, ka pranuar bisedën që ka zhvilluar me vajzën e vet, por nuk ka pranuar të ketë kryer veprime të tjera. Ai ka pranuar se i ka kërkuar vajzës të kryejë marrëdhënie seksuale me të, marrëdhenie te cilen, gjithnje sipas tij nuk e ka kerkuar më dhunë. Të njejtat burime thanë se 37 vjecari i dënuar me parë për vjedhje iu ka bëre me dije oficerëve të grupit të hetimit se në momentin kur ka zhvilluar bisedën me vajzën ka qënë nen efektin e lendeve narkotike. Gjithashtu burimet e siguruara thane se  ndaj 37 vjecarit rëndojne dy akuza, ajo e ngacmimit seksual brenda familjes si dhe ajo e konsumimit te lendeve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *