Robert Redford ka vendosur ti thotë lamtumire skenave të filmit. Një lajm të tillë aktori I njohur e kishte bërë të ditur që në vitin 2016 por tashmë pasi ka luajtur edhe dy filmat e fundit, njoftoi tërheqjen zyrtare. Filmi i fundit ku do të shohim njërin prej emrave më të famshëm të Hollivudit është “”The Old Man and The Gun“,  I cili do të dalë në kinema në datën 28 shtator.

 

“Kurrë mos thuaj kurrë”, tha mes të tjerash Redford në lidhje me thyerjen e premtimit për të mos luajtur më filma, por më pas ai shton: “Megjithatë ka ardhur moment I duhur dhe besoj që ky film ishte I duhuri për mua për ti dhënë fund karrierës si aktor”.

Në filmin e fundit “The Old Man and The Gun“, Redford interpreton një personazh të quajtur Forrest Tucker, një kriminel ekspert të vjedhjes së bankave dhe mjeshter të evazionit fiscal, aq sa kishte bërë 17 vjedhje, arrestuar e liruar në po kaq raste.

 

“ Për mua ky ishte një personazh I mrekullueshëm I interpretuar në këtë moshë. Tani të shohim nëse mund te punoj si regjisor, u shpreh mes te tjerash legjenda e filmit botëror.

 

Në karrierën e tij të ndritur dhe plot 60 vjecare Redford ka fituar dy herë cmimin Oscar në 1981 dhe 2002.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *