Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora duket se së fundmi ka vendosur që të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në jetën e saj.

 

Ora ka vendosur që të ndryshojë numrin e telefonit që mbante për një kohë shumë të gjatë.

 

Ky është një vendim i cili mendohet se ka ardhur si një mënyrë për të shpëtuar nga ish-ët e saj si Calvin Harris, Rob Kardashian apo Tyrone Wood e kanë shqetësuar me mesazhe në periudha të ndryshme.

 

“E mora këtë vendim që më frikësoi, por e bëra gjithsesi. Kam pasur të njëjtin numër telefoni për një kohë shumë të gjatë dhe më në fund e ndryshova. Por ndihem mirë me të vërtetë, sikur kam një pastrim të madh. Është e çuditshme, por e bëra.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *