Kandidati i PD-së për qarkun e Vlorës, Arben Ristani, duke parë rezultatet e deritanishme mbetet jashtë Parlamentit. Deri më tani PD në qarkun e Vlorës ka fituar 3 mandate, ku Ristani mbetet i katërti në listë.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook Ristani falënderon votuesit dhe simpatizantët duke besuar se misioni i PD-së do të vazhdojë.

“Falenderoj me mirënjohje të thellë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për katër vitet e një opozite të vështirë, tre muaj qëndresë në çadër dhe një muaj fushatë të përkushtuar. Po ashtu ju bëj thirrje numëruesve dhe komisionerëve te PD, që të numërojnë çdo votë te opozitës, që vullneti i Shqiptarëve të pasqyrohet drejtësisht. Me përgjegjësinë e plotë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh keqardhjen për rezultatin e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *