Subscribe

Per demokratet, raporti i Guardia di Finances mbështeti denoncimet e Partisë Demokratike, per rritjen e sipërfaqeve te mbjella me kanabis. Sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani, ka deklaruar se pavarësisht mashtrimeve te kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri, raporti foli per 5-fishim te sipërfaqes se mbjelle me kanabis.

Arben Ristani: Edhe sot, Tahiri tha se: Janë kultivuar 30 përqind më pak drogë dhe policia ka asgjësuar 98 përqind të sipërfaqes së mbjelle me drogë.

Tahiri tha sot se beteja është e pabarabartë dhe kjo e bëka hero Tahirin që po lufton këtë betejë të pabarabartë.

Sipas Ristanit edhe vete Tahiri e pranon se krimi është superior ne raport me shtetin.

Arben Ristani: Pikërisht këtë po themi, me forcë çdo ditë që krimi është mbi shtetin, sepse krimi ka kapur shtetin, sepse krimi është vetë shteti, dhe lufta me shtetin e kriminuar është sigurisht e pabarabartë.

Gjoja tahiri po punon shumë, por nuk ka arritur së pari të parandalojë mbjelljen e qindra hektarëve drogë, nuk ka arritur të kapë askënd nga bosët e drogës, me përjashtim të të pamundurve. Karteli e ka gjetur zgjidhjen, fajin e ka opozita.

Ristani ka theksuar se ka vetëm nje arsye qe Tahiri mbrohet nga Kryeministri.

Arben Ristani: Sepse është vetë i përfshirë. Ky është biznesi kriminal që është ndërtuar me lejen dhe bekimin e Edi Ramës. Karteli i drogës që ka krijuar në vend, është arma e tij që të mbajë me çdo kusht pushtetin, të ruajë miliardat e krimit dhe korrupsionit.

Sipas Ristanit situata per shkak te drogës eshte e rende pasi çdo dite nga ura e Tapizës e deri në Fushë Krujë, dhjetëra gra e fëmijë transportohen me furgonë në malet e Krujës për të përpunuar hashashin; nxënësit e shkollave helmohen me drogën që është bërë e pranishme kudo e banditët ju presin rrugën prokurorëve ndërkohe qe policia hesht. Dhe ne këtë situate, Partia Demokratike u ka bere thirrje qytetareve te ngrihen kundër pushtetit narkotrafikant.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *