Qyteti i Krujes ka tashme qendrën e  re shëndetësore e cila u rindërtua nga e para pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inagurimit të objektit, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e shoqëruar edhe nga kryeministri Rama, inspektoi ambientet e brendshme.

Ajo tha se programi i rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore do te vijoje në gjithe vendin

Manastirliu ndër të tjera deklaroi se do të nisë rindërtimi i spitalit të krujës, i cili gjithashtu u dëmtua nga tërmeti.

Ky spital do të ketë 90 shtretër dhe do të funksionojë me kapacitete të plota si në pediatri, infektiv, kirurgji etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *