E shtunë, 10 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Rinasi”/ Rama: Meta, humor vulgar, është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur

Pasi presidenti Ilir Meta paralajmëroi se do t’i japë përgjigjen e merituar nga Vlora për kaosin në aeroportin e Rinasit, kryeministri Edi Rama tha me ironi se ai po bën humor vulgar.

 

Reklamë

Përmes një postimi në “Twitter”, shefi i qeverisë përsëriti se Meta qëndron pas grevës së urisë.

 

“Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë