Kuvendi nisi këtë të mërkurë diskutimet për projektligjin e lojërave të fatit online, një nisëm që ngjall diskutime dhe kundërshtime mbi impaktin e saj në treg. Qeveria po kërkon të legalizojë bastet online, një aktivitet i cili deri më tani qeveria pranon se është kryer në ilegalitet edhe pse fizikisht pikat u mbyllën 5 vite më parë.

 

Projektligji që kemi sjellë për diskutim parashikon legalizimin e aktivitetit të basteve, por këtë herë vetëm online. Fondet që do të mblidhen do të shpërndahen për sektorë të ekonomisë, si sport apo kulturë. Ndërsa risi që sjell nisma është edhe programe sociale për të mbrojtur lojtarët nga vesi, – sqaroi Vasilika Vjero, zv/ministre e financave.

 

Por opozita ka rezerva për këtë nisëm, pasi rikthimi i këtij aktiviteti për Jorida Tabakun është një dështim i aksionit të njohur me emrin fundi i marrëzinë në vitin 2018, kohë kur u mbyllën lojërat e fatit.

 

Fakti që e riktheni këtë nisëm tregon se keni dështuar me këtë reformë të nisur në vitin 2018. Mbi të gjitha ky parlament sot i ka vënë një njollë vendin, pasi ky sektor është i konsideruar me risk të lartë për pastrimin e parave. Ndërkohë dhe komisioni i dhënies së licencave për këtë veprimtari është konceptuar si bordi i naftës, që i vinte në ndihmë kompanive dhe jo publikut, – u shpreh Jorida Tabaku.

 

Edhe deputeti socialist mendon se zbatimi në praktikë i kësaj nismë s’do të jetë sfidues. Sipas tij skema do të ishte më mirë të menaxhoje dhe ofrohej tërësisht nga shtetit

 

Unë nuk jam për këtë model. Për mua duhet të ishte shteti që duhet ta ofronte këtë shërbim. Sepse do të kemi një betejë, mes atyre që do të bëhen legale më këtë ligj dhe atyre që do të vijojnë të jenë ilegalë, dhe do të zihen atje në territor jo në zyrë, – tha Braçe.

 

Projektligji parashikon që çdo lojtar do të kryejë pagesat vetëm online dhe s’do të ketë më para cash. Për ekspertët kjo është një nga format që nuk do të nxisë legalizimin e këtij sektori. Kompanitë që do të licencohen për këtë shërbim duhet të keni eksperiencë në një nga vendet e OECD.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *