Subscribe

Tempulli i Artit në Korçë, teatri “Andon Zako Çajupi” rijetëzohet. Përtej faktit që këtë fundjavë rihapet si një teatër modern me një shfaqje klasike, këto imazhe të para gëzojnë më së shumti aktorët që kanë jetuar çdo ditë këtu duke përcjellë art edhe vetëm për muret e dhomave të provave.

 

Dyert për publikun hapen pasditen e 18 qershorit, kur edhe skena e madhe e “Andon Zako Çajupit”, do të mirëpresë artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit me shfaqjen “Liqeni i Mjellmave”.

 

Por, kjo nuk do të jetë jetë shfaqja e vetme që rrugëton këtë fundjavë nga kryeqyteti, në skenat teatrale të rretheve. Teatri eksperimental mendon edhe për publikun e vogël të Shkodrës.

 

“Piter Pan” shfaqja më e mirë e sezonit të shkuar, nën regjinë e Sara Smaja vazhdon të tërheqë spektatorët e vegjël. Ndaj, nuk ka mjaftuar vetëm një fundjavë për ta përcjellë në skenë. Çdo të shtunë dhe të diel në ora 11:00 , teatri “Migjeni” në Shkodër mirëpret fëmijët dhe premton se trupa teatrale do të vijojë shfaqjet për sa kohë fëmijët e duan Piter Panin në skenë.

 

Por, rrugëtimi më i përfolur artistik këto kohë është ekspozita “Marubi Life” në “GR Art Gallery” në Stamford të Amerikës. E kuruar nga Zef Paci kjo ekspozitë që tregon historinë dhe shtigjet nëpër të cilat kaloi vepra e Marubit dhe dy djemve të tij si fotografë ka tërhequr jo pak vizitorë. Në muzeun Marubi këto vepra kthehen pas 17 korrik kur edhe mbyllet ekspozita në Amerikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *