E premte, 30 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Rihanna largohet nga Los Angeles pas të shtënave me armë zjarri drejt shtëpisë së saj

Pas incidentit me armë zjarri që ndodhi të dielën, më 8 mars, këngëtarja e njohur Rihanna ka lënë përkohësisht qytetin e Los Angeles. Autoritetet vijojnë hetimet mbi ngjarjen.

Reklamë

35-vjeçarja Ivanna Lisette Ortiz akuzohet për tentativë vrasjeje pasi qëlloi disa herë me armë jashtë rezidencës së Grammy-winner Rihanna-s. Sipas raportimeve, Ortiz kishte shfaqur më parë një obsesion ndaj këngëtares përmes postimeve në rrjetet sociale, duke bërë edhe deklarata shqetësuese si: “Rihanna, kur të vdesësh, Zoti do të më udhëheqë drejt të ardhmes sime”.

Të hënën pasdite, Rihanna u pa duke hipur në një fluturim larg Los Angeles-it, ndërsa bagazhet e saj u transportuan drejt aeroportit Van Nuys. Ndërkohë, Ortiz ndodhet në paraburgim dhe i është caktuar një garanci prej 10.225.000 dollarë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë