Franck Ribery do të zbresë sot në Firenze për tu bërë blerja më e re e vjollcëve.

Ylli I futbollit francez vendosi ta vijojë karrierën në Serinë A pasi u largua pas shumë vitesh si lojtar I lirë nga Bayern.

Ribery do të firmosë një kontratë 2 vjecare me skuadrën e njohur italiane nga e cila do të përfitojë 4 milion euro në sezon plus bonuset.

Mesfushori ofensiv do të mbajë numrin 7 sikurse edhe tek klubi gjerman. Ai do të jetë një perforcim më shumë vlera për Fiorentinën dhe trajnerin Montella pasi vec cilesisë do të sjellë edhe shumë eksperiencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *