Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke,...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të...

Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”,...

Revokohen licencat e mashtruesve, ekspertët: Banka qendrore mund të transferojë të gjitha kreditë

24 Maj 14:48

Pas urdhërarresteve të lëshuara nga Prokuroria e Tiranës për zyrtarë të Microcredit Albania, të akuzuar se kishin krijuar një skemë piramidale mashtrimi me kreditë, Banka e Shqipërisë vendosi të revokojë licencën për këtë shoqëri.

E njëjta masë u mor edhe ndaj shoqërisë “Final”, që po ashtu ishte e licencuar për blerjen e kredive me probleme dhe për shlyerjen e tyre.

“Vendimarrja e Bankës së Shqipërisë bazohet në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar”, tha Banka e Shqipërisë.

Shoqëritë Microcredit dhe Final kanë në regjistrat e tyre afro 32 mijë klientë, për të cilët pritet vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që detajon procedurën që duhet të ndiqet pas revokimit të licencave për dy subjektet.

Arben Malaj, ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën Qendrore shpjegoi për “Vizion Plus” se në një situatë të tillë mund të ndiqet e njëjta rregullore që zbatohet në rastet kur falimenton një bankë e nivelit të dytë dhe të gjitha kreditë dhe depozitat e saj i transferohen me vendim të Bankës së Shqipërisë një banke tjetër.

Malaj sqaroi se te kredimarrësit që kanë detyrime të pashlyera ndaj dy shoqërive Microcredit dhe Final nuk duhet të mendojnë se me revokimin e licencave, kreditë e tyre fshihen. Në çdo rast, këto kredi do të vijojnë të mblidhen, qoftë edhe përmes një administrator të përkohshëm të caktuar nga Banka e Shqipërisë, deri në një vendim final.

Guvernatori Gent Sejko raportoi pak ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë se për blerjen e kredive të këqija janë licencuar në total 5 shoqëri, që kanë 63 mijë klientë në regjistra.

Posted Under:
Aktualitet Ekonomi
Tagged:
Banka Qendrore kredi

Nga e njëjta kategori

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër

më shumë...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për konsum, por për investim

më shumë...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet kryesore për investitorët

më shumë...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të investoj në Shqipëri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

8:52

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet...

8:33

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo...

8:25

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të...

8:19

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka:...

8:08

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më...

7:35

Të shtëna me armë në SHBA, vriten...

7:11

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe...

6:46

“Vendet e Gjirit do të dalin më...

6:35

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund...

6:09

Media: Irani nuk do të shkojë në...

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

Më të klikuarat

  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat ̶...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.