Subscribe

Pas 50 vjetësh, kisha e Shën Mërisë, në ishullin e Maligradit në zonën e Prespës i është nënshtruar restaurimit.

 

Punimet po kryhen në pjesën e çatisë dhe kanë si synim të nxjerrin në pah te vlerave të këtij monumenti që daton ne shekullin të trembëdhjetë.

 

 

GJERGJI KOKI – DREJTOR I MONUMENTEVE TË KULTURËS

 

Kjo këtu ka qenë një zonë militare në periudhën komuniste. Dhe kanë pasur vështirësi që të vinin ta vizitonin. Prandaj janë kryer disa punime të shpejta për konsolidimin e çatisë për të mbuluar me një shtresë llamarine se këtu ka shkëputje të shkëmbinjve pasi kisha është vendosur në një shpellë. Dhe që atëherë nuk ka pasur një ndërhyrje të mirëfilltë. Ka ardhur koha e nevoja që të kryhet një ndërhyrje si duhet në bazë të tipologjisë së kishës.

 

 

Për restaurimin e këtij objekti janë angazhuar 22 specialistë vullnetarë nga vende të ndryshme të Europës.

 

 

BERT LUDWIG

EUROPEAN HERITAGE VOLUNTEERS

 

 

Gjendja e kishës nuk është e mirë. Kemi filluar riparimin me pjesën e çatisë, pasi problemet ishin më të mëdha.

 

 

Ndërhyrja po realizohet në kuadër të muajit të trashëgimisë dhe mbështetet nga ministria e kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *