Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat për situatën e reshjeve që përshinë vendin këto dy ditë, I cilësoi ato si të pazakonta.

 

Xhaçka tha se për disa orë reshjet e shiut kapën nivelin sa për një muaj.

 

Ministrja sqaroi se situate është stabilizuar, me përjashtim të disa zonave, të cilat vijojnë të asistohen nga autoritetet.

 

“E di që pas një nate, si ajo që kaloi Tirana dhe Durrësi në fundjavë, është shkaktuar një lloj shqetësimi tek qytetarët edhe në formën e një stresi posttraumatik. Por dua t’i garantoj që situata është tërësisht e tejkaluar, të paktën situata e reshjeve mbrëmë dhe që çdo hallkë e shtetit dhe të vazhdojë të funksionojë me gatishmëri dhe përkushtim të plotë.  Reshje të tilla janë tashmë një realitet, janë pasoja e prekshme e ndryshimeve klimatike, por edhe e dëmeve që i kemi bërë qoftë natyrës, qoftë infrastrukturës gjatë dekadave të fundit. Por, ne tanimë kemi edhe më shumë  eksperiencë për t’i përballuar dhe për t’i adresuar më mirë këto problematika, që vijnë si pasojë e këtyre reshjeve apo dukurive të natyrës por kemi edhe shumë më tepër kapacitete nga ëç’kemi patur më përpara për t’i përballuar me sukses adresimin e tyre.”

 

Ministrja sqaroi më tej se në Qarkun e Tiranës në 105 banesa ka prezencë uji ndërsa vështirësi ka po ashtu edhe në zonën e Kamzës. Deri më tani sipas ministres janë angazhuar 400 efektivë të FA, me qëllim monitorimin e situatës.

 

“Sipas informacioneve që përditësohen orë pas ore, nëqarkun e Tiranës,në 105 banesa ka prezencë uji dhe vështirësi ka pasur në Bashkinë e Kamzë, kryesisht në rrugët e brendshme. Dhjetra efektivë të Forcave tëArmatosura janë angazhuar që prej orëve të para të natës e vazhdojnë të qëndrojnë pranë banorëve, ndërsa rreth 400 efektivë të tjerë bashkë me mjete janë në gjendje gatishmërie. Sipas raportimeve, ekipet në terren nuk kanë nevojë për kapacitete e mbështetje shtesë dhe situata pritet të normalizohet plotësisht. Në Fushë Krujë kemi pasur situatën ndoshta më problematike, për shkak se zona të ndryshme të kësaj njësie administrative funksionojnë edhe si ujëmbledhës për zona të tjera të Tiranës. Pra,është vënë re prani e shtuar të ujit, jo vetëm nga reshjet, por edhe nga vërshimi i ujërave nga zonat me reliev më të lartë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *