Një numër i konsiderueshëm makinash të blinduara janë bllokuar gjatë kësaj të mërkure dhe janë transportuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së SHkodrës.

 

Ato iu janë bllokuar personave që dyshohet se janë të përfshinë në ngjarje kriminale. Madje burime të Policisë së Shtetit, thanë se ato dyshohet se iu përkasin edhe personave që mendohet se janë përfshirë në konfliktet e përgjakshme në Shkodër, bilanci i të cilëve është me së paku 6 të vrarë.

 

Veç mjeteve të blinduar policia ka shoqëruar edhe një  numër të madh personash, por asnjë prej tyre nuk është ndaluar.

 

Shoqërimet e automjeteve të blinduara janë kryer nga njësitë e RENEA si dhe të Drejtorisë Operacionale në Policinë e Shtetit.

 

Efektivë të këtyre njësive u instaluan në Shkodër që prej të martës në mbrëmje, pas situatës së rëndë kriminale që është krijuar në veri të vendit.

 

Gjatë natës pati kontrolle në disa zona, konkretisht në Dobrac, Kiras por edhe lagje te tjera ky dyshohet se fshihen persona qe jane kontigjent kriminal.

 

Situata e krijuar dhe frika e lidhjeve të mundshme që mund të kenë efektivët e FNSH- së së këtij qyteti, ka detyruar drejtuesit e policisë ta lenë në hije këtë njësi në ndërhyrjet kryesore.

 

Mëngjesin e së mërkurës në tarracat e pallateve janë parë edhe snajperë të RENEA-s. Njësi të tjera të saj, po ashtu kanë kryer kontrolle të shumta në qytet. Shtimi i pranisë policore në Shkodër vjen pas një serie vrasjesh mafioze por edhe akuzave te forta te opozita sipas se ciles qyteti eshte nen kontrollin e krimit.

Që prej qershorit në Shkodër janë regjistruar 6 vrasje, ndërkohë që dy persona janë shpallur të zhdukur dhe fati i tyre nuk dihet ende.

Ndërkohë, kontrolle te shumta nga forcat speciale jane zhvilluar edhe ne Elbasan.Kjo pasi në të kaluarën, policia ka zbuluar lidhje të grupeve kriminale të dy qyteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *