Ka shkuar në 29 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, ndërsa në total janë infektuar 1,128.

 

Ndërkohë, 50 persona që ishin prekur janë përmirësuar, ndërsa 105 të tjerë ndodhen në gjendje kritike.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se niveli i kërcënimit të virusit është shumë i lartë.

 

Koronavirusi qarkullon në 4 kontinente, ndërsa numri i viktimave dhe të infektuarve vijon të rritet. Në rang botëror numri i të vdekurve ka shkuar në 2941, ndërsa më shumë se 83 mijë janë infektuar.

 

Në këto kushte, qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve kanë miratuar udhëzime të reja të testimit për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *