Subscribe

Grupi i eksperteve të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave rekomandoi përdorimin emergjent të vaksinës së koronavirusit të kompanisë Moderna në Shtetet e Bashkuara.

Grupi i ekspertëve ra dakord me 20 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim.

Rekomandimi tani do të shkojë zyrtarëve të administratës amerikane të cilët do të vendosin nëse do të japin autorizimin përfundimtar.

Gjatë mbledhjes komiteti verejti se nuk kishin të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar kohëzgjatjen e mbrojtjes qe garanton vaksina si dhe efektivitetin në popullata të caktuara me rrezik të lartë, siç janë personat me reaksione alergjike.

Personat qe kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë nuk iu rekomandohet të vaksinohen. Sipas ekspertëve tre persona që  i janë nënshtruar një nderhyrjeje pas vaksinimit anti-covid kanë shfaqur ënjtje në fytyrë.

Vaksina e Moderna-s është zhvilluar me një teknologji të ngjashme me atë të Pfizer-it, ku të dyja janë rreth 95 për qind të efektshme në parandalimin e sëmundjes bazuar në provat klinike të fazes së fundit. I vetmui ndryshhim eshte se Moderna mund të qëndrojë 12 ore në temperatura të dhomës.

Një javë më parë administrata e barnave në shba autorizoi Vaksinën e kompanisë gjermane BioNTech dhe asaj amerikane Pfizer e cila po përdoret tashmë në Britani, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe vende të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *