Në familjen e agjencisë gjigande të fotografisë “Magnum” është bërë  tashmë pjesëtar fotografi dhe bashkëpunëtori i gazetës greke “Kathimerini” Enri Canaj, duke prezantuar punën e tij të madhe gjatë krizës së refugjatëve, për të cilën u përpoq për të kapur situata tragjike me një mënyrë të jashtëzakonshme.

 

Në vitin 2014, në një patrullim në mbrëmje të Rojeve Bregdetare greke në brigjet e Kios, oficerët zbuluar një gomone të mbushur plot me refugjatë në orën  5 të mëngjesit.  Nga frika e një arrestimi të mundshëm, grupi i emigrantëve përpiqej të shpëtojë dhe përfundon në një ishull pa e ditur saktësisht se ku gjendeshin.

 

“Emigrantët formuar një radhë të gjatë duke zbritur nga mali, ku ata ishin strehuar. I kishte gjetur ushtari  atje në ishullin shkëmbor. Kam qëndruar në fund të reshtit  dhe në atë çast pashë gruan me foshnjën e saj në krahë duke parë  boshllëkun diku paksa në drejtim të detit dhe shikimi i saj më tronditi dhe mallëngjeu “, thotë fotografi Enri Canaj, i cili ishte në det për të raportuar për “Kathimerini”.

 

Fotoreporteri dhe bashkëpunëtori i gazetës “Kathimerini” kohët e fundit është bërë pjesë e Agjencisë Fotografike “Magnum”, duke paraqitur punën  e tij në krizën e refugjatëve. “Nuk më interesojnë përpunimet e fotografive. Dëshiroja të tregoja gjendjen e tyre tragjike, por në një mënyrë të jashtëzakonshme, pa zbukurime”, thotë Canaj.

 

Agjencia Magnum është themeluar në vitin 1947 në Paris nga një grupim fotografësh profesionistë si Anri Kartie Breson, Robert Kapa dhe Deivid Seimur. Agjencia e cila këtë vit mbush 70-vjetorin e saj dhe pjesëtarët e saj kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve historike më të rëndësishme të shekullit të njëzet.

 

Enri Canaj bashkë me Emin Ozmen nga Turqia dhe Kristina De Midel nga Spanja janë tre fotografët e rinj të agjencisë, ndërkohë që anëtari i fundit i Magnum nga Greqia ishte Nikos Ikonomopulos prej vitit 1994.

 

Enri Canaj nga Shqipëria dhe i rritur në Greqi prej moshës 11 vjeç, ka  shënuar disa çmime në fushën e fotografisë. Kohët e fundit ka marrë një bursë nga Fondacioni për fotografinë “Manuel Rivera – Ortiz” edhe për punën e tij për refugjatët të titulluar «The wind cries war».  Së shpejti do të organizohet dhe ekspozitë  e Enri Canajt  në Festivalin e Fotografisë në Francë, i cili fillon në 3 korrik.

 

Përktheu nga Kathimerini: Gerta Banushi

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *