Pas reformës ne arsimin e larte edhe kërkimi shkencor do t’i nënshtrohet nje procesi reformimi. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konsultime me drejtues të Universiteteve e Akademisë së Shkencave për t’i njohur me opinionet dhe propozimet e marre deri tani për rrugën ku duhet te ece kjo reforme.
“Propozohen ndryshime përgjithësisht rrënjësore, ose dhe të pjesshme të kuadrit ligjor dhe nënligjor të Akademisë. Është pozitive, në këndvështrimin tonë, që shprehet një nevojë për një rishikim të vizionit dhe misionit të Akademisë. Konkluzionet janë që në gjendjen aktuale, nga gjithë këto kontribute nuk kemi një analizë shteruese të shkaqeve të performancës së pamjaftueshme.”
Shefi i ekzekutivit sqaroi se do te ngrihen 3 grupe pune qe do te përcaktojnë se ku duhet ndërhyrë, per te përmirësuar kërkimin shkencor
“Së bashku, pranë MAS të ngremë një grup pune për miratimin e strategjisë së kërkimit shkencor. E dyta, të ngremë një grup pune për ligjin e ri për shkencën. E një grup të tretë, për të pasur një qasje të përbashkët për reformën në sistemin e institucionit të shkencës, pra, akademia, institutet, qendra dhe agjencitë e kërkimit shkencor.”
Sipas Rames, raporti përfundimtar do t’iu shpërndahet profesorëve brenda fillimit te muajit te ardhshëm.





