E diel, 25 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 39 sekonda më parë
Politikë

“Këtë flamë jonatyrore do e shuajmë patjetër”, Rama: Matufi e ka katandisur PD në maskë dhune të ekstremistëve ANTIFA

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë të re ligjore kundër dhunës urbane, duke deklaruar se qeveria do të përballet me vendosmëri me personat që, sipas tij, nxisin dhe organizojnë akte dhune gjatë protestave.

“Edhe këtë flamë fatkeqësie natyrore do ta shuajmë me patjetër, nga njëra anë me vendosmëri përballë dhunuesve që nuk kanë asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të një matufi që e ka katandisur PD-në në maskë dhune, të ekstremistëve Antifa dhe duarve të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE dhe që nxisin maskat që pretendojnë se përfaqësojnë studentët”, deklaroi Rama.

Reklamë

Një nga masat e prezantuara është dëmshpërblimi i bizneseve të prekura nga dhuna. Përmes një akti normativ, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen në masën 100% të dëmit, ndërsa bizneset e mëdha në masën 70%.

Kryeministri prezantoi edhe ligjin për riparimin e dëmeve, sipas parimit “Kush thyen, paguan”, duke theksuar se përgjegjësia financiare për dëmet e shkaktuara do të bjerë mbi autorët dhe jo mbi taksapaguesit.

Reklamë

Sipas masave të prezantuara, kush qëndron në një turmë duke e ditur se përreth po ushtrohet dhunë dhe po shkatërrohet prona, mund të gjobitet deri në 500 mijë lekë. Nga kjo masë përjashtohen gazetarët, mjekët, vëzhguesit, nëpunësit në detyrë dhe kalimtarët.

Për të miturit, përgjegjësia për pagesën e gjobave dhe mbulimin e dëmeve do t’u kalojë prindërve ose kujdestarëve.

Rama theksoi se ligji do të zbatohet për të gjitha tubimet, përfshirë edhe grumbullimet sportive ku shkaktohen dëme materiale në pronën publike apo private. Sipas tij, askush nuk do të ndëshkohet vetëm pse ka marrë pjesë në një protestë, ndërsa masat do të varen nga sjellja e secilit person.

Kryeministri tha gjithashtu se ligji nuk kufizon lirinë e tubimit dhe të shprehjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.