E diel, 25 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nga gjobat, tek dënimet, ndalimet jashtë vendit dhe postimet në rrjetet sociale, paketa e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane.

Rama njoftoi ndryshim të ligjit për tubimet, gjithashtu theksoi se do të ketë perimetër sigurie mbi godinat shtetërore

Reklamë

Më tej kryeministri shtoi se do të fshihen postimet që nxisin dhunë në internet

Sipas masave të prezantuara, kush qëndron në një turmë duke e ditur se përreth po ushtrohet dhunë dhe po shkatërrohet prona, mund të gjobitet deri në 500 mijë lekë. Nga kjo masë përjashtohen gazetarët, mjekët, vëzhguesit, nëpunësit në detyrë dhe kalimtarët.

Reklamë

Për të miturit, përgjegjësia për pagesën e gjobave dhe mbulimin e dëmeve do t’u kalojë prindërve ose kujdestarëve.

Po ashtu, për personat që identifikohen si dhunues, do të ketë një regjistër elektronik dhe kur të kalojnë kufirin, do të kenë kontrolle më të thelluara, si dhe do të njoftohet shteti ku shkon apo ambientet akomoduese për rrezikun që paraqet.

Kryeministri tha se paketa e re ligjore parashikon dënim edhe për ata që thërrasin tubime dhe ftojnë të miturit në aktet e dhunës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.